Shitet Apartament 1+1 – Totalisht i Investuar në Shkëmbin e Kavajës, Durrës!
Në një nga zonat më të kërkuara bregdetare të Durrësit, vetëm pak minuta larg detit, ofrohet për shitje një apartament 1+1, i rinovuar dhe i mobiluar me investime cilësore, gati për banim ose për shfrytëzim si investim turistik.
Vendndodhja: Shkëmbi i Kavajës, një zonë që kombinon qetësinë dhe relaksin pranë plazhit me akses të lehtë në rrugën kryesore, dyqane, restorante, supermarkete dhe shërbime të tjera të nevojshme.
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ashensor, ndërtim cilësor, i mirëadministruar dhe me kushte shumë të mira sigurie dhe komforti.
Sipërfaqe totale: 60 m² – me ndarje funksionale dhe ambient të shfrytëzuar maksimalisht.
Organizimi i brendshëm:
Dhomë soxhorno me ambient gatimi të veçuar
Dhomë gjumi e rehatshme
Tualet me dritare
Ballkon i aksesueshëm, ideal për relaks apo mëngjese në ajër të pastër
Apartamenti është totalisht i investuar: mobilim bashkëkohor, ndriçim i mirë natyral, pajisje elektro-shtëpiake të reja dhe sistem ndriçimi i integruar – çdo detaj është menduar për komoditet dhe stil.
Çmimi: 73.000€ !
Compare listings
Compare